TOKYO 2020
Edhe Spanja kualifikohet në çerekfinale
29 July, 2021 @18:01
Spanja duke e mposhtur Argjentinën me rezultat 81-71, u kualifikua në çerekfinale në kuadër të Lojërave Olimpike.
Dallimi në ndeshje u bë në çerekun e dytë, ku Spanja me mbrojtje të mirë pësoi vetëm 9 pikë e shënoi 20, e më pas nuk e lëshoi epërsinë deri në fund të ndeshjes.
Ricky Rubio me 26 pikë ishte më i miri te Spanja, kurse te Argjentina u dallua Nicolas Laprovittola me 27 pikë, por nuk mjaftoi për fitore.
Spanja së bashku me Slloveninë u kualifikuan në çerekfinale nga Grupi C me 2 fitore e 0 humbje.
Spanja ndeshjen e fundit të grupit do ta zhvillon me Slloveninë, kurse Argjentina me Japoninë.
Deri më tani në çerekfinale u kualifikuan skuadrat: Franca, Australia, Spanja, Sllovenia