TOKYO 2020 — XHUDO
Mrekullia e xhudos kosovare, Nora Gjakova merr të artën në Tokio
26 July, 2021 @12:07
Kosova ka fituar edhe medaljen e dytë olimpike në Tokio 2020, derisa Nora Gjakova ka sjellë të artën e radhës për Kosovën, duke e mposhtur në finale francezen Sarah Cysique.
Nora kishte një shido në ndeshje dhe u kujdes që të mos pësonte, derisa arriti që të çojë duelin në kohën shtesë ndaj franceze Sarah Cysique.
E në vazhdime përmes ipponit, ndërsa kundërshtarja kishte një hansoku, Nora Gjakova i solli së pari vetes, pastaj edhe Kosovës medaljen e artë në Tokio 2020.
Duelet e Norës nuk kanë qenë sot aspak të lehta, por përkundër se bartëse e tretë, pejanja është treguar jashtëzakonisht e koncentruar në përballjet e saja për të kaluar pengesat kryesore japonezen Yoshida në gjysmëfinale dhe francezen Cysique në finale.
Me këtë, Kosova merr të artën e dytë në Tokio, të tretën në histori, të gjitha në xhudo.