TOKYO 2020 — XHUDO
Historike! Kosova merr edhe medaljen e dytë, Nora në finale
26 July, 2021 @10:34
Nora Gjakova ka arritur në finale të Lojërave Olimpike në Tokio, pasi që në gjysmëfinale mposhti japonezen Tsukasa Yoshida, pas kohës shtesë.
Nora ishte nën presion gjatë ndeshjes, pasi që kishte një shido dhe duhej luftuar për të nxjerrë pikë dhe për ta arritur fitoren.
E nxënsja e Driton Kukës këtë e bëri në kohën shtesë duke siguruar një vend në finale, që do të thotë se do ta fitojë të artën ose të argjendtën.
Ajo në finale pret fituesen e duelit Jessica Klimkait - Sarah Cysique.
Kosova kështu për herë të parë në Lojëra Olimpike do të ketë dy medalje. Të dyja nga xhudo. Në Tokio.