TOKYO 2020 — HENDBOLL
Franca, e artë olimpike në hendboll
7 August, 2021 @16:13
Përfaqësuesja e Francës ka mposhtur Danimarkën në finale të Lojërave Olimpike Tokio 2020 dhe ka fituar medaljen e artë.
Francezët mposhtën danezët me rezultat të ngushtë 25-23, përkundër se në fillim udhëhiqte me 6 gola epërsi, por i duroi deri në fund presionit danez për të arritur të artën.
Ludovic Fabregas u bë hero i francezëve në këtë finale, pasi që pak para fundit të ndeshjes vodhi topin nga kundërshtari dhe shënoi për 25-23 përfundimtare.
Medaljen e bronztë në Tokio 2020 e fitoi Spanja, që mposhti Egjiptin me rezultat 33-31.