Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WINTER OLYMPICS - BEIJING 2022

Olimpistët nisen drejt Pekinit

Olimpistët nisen drejt Pekinit


29 January, 2022 @11:39

Ekipi olimpik i Kosovës ka marrë fluturimin sot drejt kryeqytetit të Kinës, Pekin. Në Pekin Lojërat Olimpike nisin më 4 dhe zgjasin deri më 20 shkurt 2022. Aty do të mbahen Lojërat e XXIV Dimërore, ndërsa Kosova do të përbëhet nga dy sportistë.

Beijing

Kiana Kryeziu dhe Albin Tahiri, të dy në skitari janë të vetmit që kanë siguruar normat olimpike për të marrë pjesë në Pekin, ndërsa ata do të jenë të shoqëruar nga trajneri Agim Pupovci dhe shefi i misionit Bujar Turjaka.

Rrugëtimi i ekspeditës së vogël të Kosovës drejt Pekinit do të bëhet përmes Stambollit.

“Për shkak të masave të marra ndaj pandemisë Covid 19, të katër anëtarët e kipit kanë pranuar dy teste negative për Covid 19, një tjetër test do t’iu bëhet me të mbërritur në aeroportin e Pekinit, ndërsa gjatë ditëve të qëndrimit në Fshatin Olimpik, do t’iu bëhen çdo ditë teste,” ka bërë të ditur ndër të tjera KOK, në njoftimin e lëshuar sot.


 
Të gjitha lajmet nga Lojërat Olimpike