TOKYO 2020
Doncic shkëlqen, Sllovenia në çerekfinale
29 July, 2021 @11:02
Sllovenia e mposhti Japoninë me rezultat 116-81 dhe u kualifikua në çerekfinale të Lojërave Olimpike.
Edhe në këtë ndeshje më i miri për Slloveninë ishte super ylli, Luka Doncic.
Doncic luajti me 25 pikë, 7 kërcime e 7 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Zoran Dragic me 24 pikë.
Te Japonia u veçua Rui Hachimurra me 34 pikë e 7 kërcime.
Sllovenia me 2 fitore e 0 humbje gjendet në krye të Grupit C, derisa ndeshjen e fundit do ta luajë kundër Spanjës.