DRITON KUKA
“Krenaria e veprimtarisë sime”
25 July, 2021 @10:42
Trajneri mjeshtër i xhudos, Driton Kuka, e ka quajtuar Majlinda Kelmendin krenari e veprimtarisë së tij, pas eliminimit të saj të hershëm në Tokio 2020.
“Krenari e veprimtarisë sime. Majlinda të falenderoj për jetë. Do të jesh gjithmonë Kampione Olimpike, Botërore e Evropiane,” ka shkruar Kuka në llogarinë e tij të Facebookut.
“Sot mos u hidhëro, puna e sakrfiica, djersa e gjaku që ke derdh për veten, mua, familjet tona, popullin shqiptar të është shpërmbyler gjatë karrierës. Mos u hidhëro sot, sepse e arta e Disit është e të gjithë ekipit tonë. Mos u hidhëro sot, të lutem, kokën lartë sepse shumë gëzime i ke dhuruar popullit shqiptar,” ka vazhduar emocionalisht në shkrimin e tij Kuka.
“Zoti të ka shpërblyer punën tënde, lëndimet ishin sfida që aq shumë të munduan fizikisht e mua shpirtnisht. Kokën lartë Majlinda! Krenar me ty deri në frymën time të fundit,” ka përfunduar shkrimin e tij Kuka.
Majlinda Kelmendi ia solli Kosovës medaljen e parë të artë në histori të vendit, duke e fituar në Olimpiadën e kaluar, të Rios 2016. Kelmendi gjithashtu ka fituar me dhjetëra Grand Slame gjatë karrierës dhe ka qenë Kampione Evropiane e Botërore në kategorinë e saj në xhudo.