DISTRIA KRASNIQI
E përmbushur! S’do të ndalem
24 July, 2021 @12:36
Distria Krasniqi ka sjellë medaljen e parë të artë për Kosovën në Tokio 2020 dhe të parën për vete në karrierë.
Ajo mposhti në finale japonezen Funa Tonaki me një pikë, ndërsa menjëherë pas gëzimit të parë me trajnerin është kapur nga mikrofonët e shumtë.
“E përmbushur! Ndihem e përmbushur. Jam e re ende dhe do të sfidoj edhe garat tjera të radhës,” ka thënë shkurt Distria 25-vjeçe, me të fituar medaljen për mikrofonët e shumtë në sallë, pasi që mposhti japonezen Funa Tonaki në finale të kategorisë deri në 48 kilogramë të xhudos.
Kosova kështu ka fituar medaljen e dytë në histori, pas asaj të Majlinda Kelmendit në Rio 2016. Ndërsa për trajnerin Driton Kuka, nuk ka çka të shtohet - perfeksionist.
Saiu o primeiro ouro do judô! E a medalha vai para Kosovo. Distria Krasniqi faz história em Tóquio! #OlimpiadasNoSporTV pic.twitter.com/iKzRV0MlCA
— SporTV (@SporTV) July 24, 2021