Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOKYO 2020 — XHUDO

Distria Krasniqi në gjysmëfinale

Distria Krasniqi në gjysmëfinale


24 July, 2021 @8:19

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi që nisi sot misionin e saj në Tokio 2020, ka arritur në gjysmëfinale të garës dhe është vetëm një fitore larg medaljes së sigurtë aty.

Nxënësja e shkëlqyer e Driton Kukës ka arritur të mposht brazilianen Gabriela Chibana në duelin e parë, duke e fituar me ippon. Kjo fitore i ka takuar rrethit të dytë, pasi që të paraën Distria e kaloi pa luftë për shkak se është bartëse.

Distria Krasniqi

Pas kësaj erdhi çerekfinalja ku pati punë me Chen-Hao Lin nga Taipei kinez. Por, Distria e pakompromis. 19 sekonda dhe fitore me ippon. Tash prej orës 10:00 zhvillohen duelet vendimtare për medalje dhe pejanes që garon në kategorinë deri në 48 kilogramë i duhet edhe një fitore për të siguaruar medalje olimpike.

Aty, në gjysmëfinale, atë e pret mongolja Urantsetseg Munkhbat.

Nga pjesa tjetër gjysmëfinale, që do të mund të jenë potencialisht karshi Distrisë (nëse kjo arrin finalen) në finale ndeshen ukrainasja Daria Bilodid dhe japonezja Funa Tonaki.


 
Të gjitha lajmet nga Lojërat Olimpike