TOKYO 2020 — FUTBOLL
Meksika demolon Francën në hapje të Olimpiadës
22 July, 2021 @14:26
Skuadra e Meksikës ka mposhtur thellë Francën në ditën e parë të ndeshjeve futbollistike në Olimpiadën Tokio 2020.
Meksikanët e drejtuar nga Jaime Lozano pas pjesës së parë të qetë, në pjesë të dytë kanë shpërthyer për të shënuar 4 herë në portë të francezëve, për përfundimtaren 4-1 [Vega 47, Cordova 54, Antuna 80, Aguirre E. 90 — Gignac 69].
Ndër përballjet e përfunduara deri tash, befasi ka qenë barazimi i Egjiptit me Spanjën, ku spanjollët përkundër se me gjysmën e lojtarëve që morën pjesë në EURO2020 nuk kanë arritur të fitojnë dhe ndeshja ka përfunduar pa gola, 0-0.
Në duelet tjera, Zelanda e Re ka mposhtën Korenë Jugore 1-0 [Wood 70] ndërsa Bregu i Fildishtë ka kaluar Arabinë Saudite me golin e milanistit Franck Kessie 2-1 [Al-Amri 39ag, Kessie 66 — Al-Dawsari 44].