EURO DIV B
Gjyqtarë nga Kosova në evropian
Teksti: FHK
18 July, 2021 @9:47
Dy gjyqtarët e FHK-së, Ilir Bytyqi e Syart Kasapi janë aktualisht të angazhuar në Evropianin e Divizionit B për hendbolliste që po mbahet në Shkup.
Në këtë Evropian po merr pjesë edhe Kombëtarja e Kosovës. Por, pos me Kombëtare, FHK-ja po prezantohet edhe me dy prej gjyqtarëve evropianë që i ka.
Dyshja gjakovare, Bytyqi – Kasapi, ka drejtuar shumë ndeshje deri më tani, të grupit në të cilin nuk ishte pjesë Kosova.
Ata janë angazhuar edhe në fundjavë duke drejtuar të shtunën gjysmëfinalen mes Ishujve Faroe dhe Polonisë.
Sot janë ndeshjet e fundit në Evropianin në Shkup dhe Bytyqi e Kasapi do të gjykojnë sërish.
Gjyqtarët kosovarë të hendbollit ka kohë që delegohen nëpër kampionate të ndryshme të EHF-së.