Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EVROPIANI NË PRISHTINË

Nesër në Prishtinë, nis evropiani i vajzave

Nesër në Prishtinë, nis evropiani i vajzave


7 July, 2023 @14:45

Nën organizimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK) duke filluar të shtunën, 8 korrik, në Prishtinë nis Kampionati Evropian i Hendbollit për vajza të grupmoshave nën 19-vjeçe të Divizionit B.

Nëntë vende të ndryshme do të luftojnë për trofeun që ipet nga Federata Evropian e Hendbollit (EHF), ndërsa ekipet janë të ndara në dy grupe dhe ndeshjet do të luhen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

GRUPET:

Grupi A: Sllovakia, Italia, Finlanda, KOSOVA, Britania e Madhe.

Grupi B: Austria, Polonia, Letonia, Izraeli.

-

Ndeshjet nisin nesër, ndërsa orarin mund ta shihni këtu. Finalja zhvillohet të dielën më 16 korrik, kur edhe merr fund evropiani.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga