Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIA FINALE

Besa fiton ndeshjen e parë ndaj Trepçës

Besa fiton ndeshjen e parë ndaj Trepçës


21 May, 2023 @5:34

Besa ka fituar duelin e parë të finales së playoffit të Superligës në hendboll, duke e mposhtur Trepçën Karagaç me rezultat 30-27 për të marrë 1-0 epërsinë në serinë finale. Përballja e radhës luhet të enjten në Mitrovicë. Në minutat e para në avantazh ishte skuadra mysafire. Pas minutës së 15-të Besa doli para dhe ka mbajtur epërsinë deri në fund. Trepça u afrua në një gol, por pa mundur të barazojë, ndonëse ka bërë përpjekje deri në fund. Nikola Prce i realizoi 8 gola për Besën, ndërsa 6 i kishte Arbios Mushkolaj. Te Trepça nga 6 gola i shënuan Deniz Terziqi, Sali Maxhera e Lulzim Shabani.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga