Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËSOJNË THELLË

Pas humbjes së thellë nga Finlanda, Kosova luan për renditje në evropian

Pas humbjes së thellë nga Finlanda, Kosova luan për renditje në evropian


14 July, 2023 @11:15

Kampionati Evropian për vajza të grumoshës nën 19-vjeç ka përfunduar për Kosovën sa i përket kualifikimit tutje nga grupi.

Humbja e thellë nga Finlanda mbrëmë i ka dhënë fund gjithçkaje sa i përket kualifikimit tuje, ndërsa vajzat pësuan me afro 20 gola dallim!

“Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka humbur ndeshjen e fundit të fazës grupore të Evropianit në Prishtinë.
Vajzat tona të enjten mbrëma pësuan nga Finlanda me rezultatin 41:23. Finlandezet prej fillimit kanë shfaqur më shumë, ndërsa në rezultat kanë ndikuar edhe gabimet e shumta në Kombëtaren tonë.

Portierja Marisa Berisha u shqua me 15 pritje, por që nuk mjaftuan.
Kombëtarja jonë ka përfunduar e katërta në grupin A. Finlanda renditet e treta me 5 pikë, sa i ka edhe Sllovakia në vendin e dytë. Por Sllovakia luan në gjysmëfinale, ndërsa Finlanda luan për plasman. Ndeshje për plasman e pret edhe Kombëtaren tonë.”
- shkroi njoftimi i FHK-së për ndeshjen.

Tash, Kosova U-19 do të përballet me Izraelin, në përballjet e fundit të kampionatit që përcaktojnë renditjen përfundimtare prej pozitave 5 e poshtë.

Sa i përket trofeut, ekipet më të mira do të ndeshen për pozitën e parë në evropian, pas gjysmëfinaleve që luhen të shtunën, Austria - Sllovakia dhe Italia - Polonia.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga