Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPEAN-CUP

Besa pret fituesin e Besiktas-Donbas

Besa pret fituesin e Besiktas-Donbas


Teksti: FHK

18 July, 2023 @16:46

Besa Famgas duhet të pres për ta mësuar kundërshtarin në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Kampionia e Kosovës do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Beshiktashit të Turqisë dhe Donbasit të Ukrainës.
Beshiktashi e Donbasi takohen në raundin e parë të Kupës Evropiane. Skuadra që fiton pas dy ndeshjeve, do të përballet me Besën e Pejës në raundin e dytë.
Shorti është tërhequr të martën në Vjenë.
Besa në ndeshjen e parë, më 14 apo 15 tetor, është vendase. Ndeshjen e dytë e luan më 21 apo 22 tetor në udhëtim.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga