Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA E PLAYOFFIT

Besa Famgas kamp10n rresht

Besa Famgas kamp10n rresht


26 May, 2023 @11:17

Klubi i hendbollit Besa Famgas, mbrëmë për të dhjetën herë me radhë ka fituar titullin kampion të Kosovës, ndërsa ekipi ka mposhtur në finale të playoffit ekipin e Trepçës 2-0 në seri për të arritur te titulli i 18 në histori të klubit.

Pas fitores në Karagaç, hendbollistët e ekipit pejan kanë fituar edhe ndeshjen në Minatori për të festuar titullin në terren mysafir, ndërsa pas pjesës së parë të ngushtë në rezultat, në të dytën Besa bëri dallimin për të fituar ndeshjen 37-30.

Arbios Mushkolaj me tetë gola të shënuara ka qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës kampione, ndërsa kapiteni Egzon Gjuka dha shtatë, derisa Nikola Prce mbylli finalen me gjashtë të shënuara. Te Trepça Deniz Terziqi ishte më i dalluari me tetë të shënuara.

Trepça këtë stinor mund ta llogarit si të suksesshëm pasi që ka fituar më parë Kupën e Kosovës duke e mposhtur pikërisht Besën në finale, ndërsa në Superligë përfundoi si nënkampione.

E Besa në anën tjetër, dominimin e plotë në hendbollin kosovar - po e vazhdon me festën e titullit të dhjetë rresht.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga