Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HENDBOLL I KOSOVËS

Ka filluar afati kalimtar

Pamje nga arkivi/ TOPSPORTI/ D. S.

Ka filluar afati kalimtar


Teksti: FHK

17 July, 2021 @9:44

Më 16 korrik, dje, ka filluar afati i rregullt kalimtar veror për hendbollistë dhe hendbolliste. Vendimin e mori Bordi i FHK-së, me propozim të Komesarit të Garave.

Të drejtën e ndryshimit të skuadrës e kanë të gjithë lojtarët dhe lojtaret që janë pa kontrata si dhe ata që e kanë fletëlëshimin e klubit, konform Rregullores mbi regjistrimin e klubeve, lojtarëve dhe transferimin e tyre.

Lojtarët që aplikojnë për status të lirë, të drejtën e kalimit mund ta shfrytëzojnë deri më 15 tetor 2021. Lojtarët që vijnë nga klube jashtë Kosovës, të drejtë kalimi kanë deri më 28 shkurt të vitit të ardhshëm.

Marrë për bazë që tetë skuadra janë paraqitur për të garuar në Evropë, FHK shpreson për një afat kalimtar të pasur. Një pjesë e skuadrave janë duke punuar për të finalizuar marrëveshjet me lojtarë që synojnë t’i kenë në përbërje në edicionin e ri.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga