Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E VAJZAVE

Mulaj 9 gola, Kosova fiton

Foto: FHK

Mulaj 9 gola, Kosova fiton


Teksti: FHK

6 July, 2021 @13:57

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll ka luajtur sot ndeshjen e dytë stërvitore ndaj Bullgarisë.

Në Gabrovo, vajzat tona kanë fituar me rezultat 30:29. Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:14 për Kombëtaren tonë. Gjatë ndeshjes epërsia ka shkuar deri në gjashtë gola.

Paraqitja ishte e nivelit më të lartë se në ndeshjen e parë, ndërsa ekipi është shfaqur më i komponuar.

Melisa Mulaj ishte më efikasja me 9 gola. Vajzat kanë treguar angazhim dhe disiplinë në lojë.

Tani Kombëtarja kompletohet edhe me tri lojtare të tjera dhe vazhdon në Istog përgatitjet për Evropianin e Divizionit B, që të shtunën fillon në Shkup.

Ndeshjet me Bullgarinë i kanë shërbyer shumë shtabit teknik në prag të Evropianit.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga