TOKYO 2020
Çekia për herë të parë në Lojërat Olimpike, eliminon Greqinë
5 July, 2021 @8:59
Republika Çeke, duke e mposhtur Greqinë me rezultat 97-72, u kualifikua për herë të parë në histori të tyre në Lojërat Olimpike.
Patrik Auda ishte koshashënuesi më i mirë te Çekia me 20 pikë, kurse u ndihmua edhe nga Jan Vesely me 16 sosh.
Te Greqia u dallua Georgios Papagiannis me 14 pikë, por nuk mjaftoi për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike.
Republika Çeke në Lojërat Olimpike do të jetë në Grupin A së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francën dhe Iranin.