Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOKYO 2020

Kosova me dy notarë në Lojërat Olimpike

Kosova me dy notarë në Lojërat Olimpike


30 June, 2021 @17:37

Kosova do të përfaqësohet me dy sportistë nga noti në Lojërat Olimpike, Tokio 2020.

Notarët, Eda Zeqiri dhe Olt Kondirolli, janë ftuar sot nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar sipas vendeve të Univerzalitetit, vende këto që janë të rezervuara për sportet e notit dhe atletikës.

Zeqiri do të garojë në disiplinën 400 metra stil i lirë, ndërsa Kondirolli në 100 metra stil i lirë.

Me Zeqirin dhe Kondirollin, numri i sportistëve kosovarë që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike është bërë 11.

Nga sporti i xhudos janë 5 sportistë (Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova), nga mundja Egzon Shala, nga shenjëtaria Drilon Ibrahimi, nga boksi Donjeta Sadiku dhe nga atletika, Musa Hajdari.


 
Të gjitha lajmet nga Lojërat Olimpike