TOKYO 2020
Italia eliminon Serbinë në Beograd, kualifikohet në Tokyo 2020
4 July, 2021 @23:18
Italia duke e mposhtur Serbinë me rezultat 95-102 në Beograd, u kualifikua në Lojërat Olimpike.
Italia në 3 çerekët e parë e kishte epërsinë, derisa dallimi i krijuar mjaftoi për fitore në 10 minutëshin e fundit, edhe pse çereku i fundit i takoi Serbisë.
Nicolo Mannion me 24 pikë ishte koshashënuesi më i mirë te Italia, derisa u ndihmua edhe nga Achille Polonara me 22 pikë dhe Simone Fontecchio me 21 pikë të tjera.
Te Serbia u dallua Danilo Andjusic me 27 pikë.
Italia në Lojërat Olimpike do të jetë në një grup me Gjermaninë, Australinë dhe Nigerinë.