Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LO 2020

Merret vendimi përfundimtar për praninë e shikuesve në Tokyo 2020

Merret vendimi përfundimtar për praninë e shikuesve në Tokyo 2020


21 June, 2021 @17:16

rganizatorët e Lojërave Olimpike, Tokyo 2020, kanë marrë vendimin përfundimtar për praninë e shikuesve në tribuna gjatë ngjarjeve sportive.

Sipas njoftimit të fundit, në tribuna do të lejohen maksimumi deri më 10 mijë shikues, qoftë në aktivitetet që do të bëhen në stadium apo në salla të mbyllura, me kusht që hapësirat për shikues do të jenë të mbushura deri në 50% të kapacitetit total.

Vendimi është marrë duke iu përshtatur masave të qeverisë japoneze kundër pandemisë.

Lojërat Olimpike në Tokio do të mbahen më 23 korrik - 8 gusht të këtij viti.


 
Të gjitha lajmet nga Lojërat Olimpike