TOKYO 2020
Hajdarit i konfirmohet pjesëmarrja në Lojërat Olimpike
30 June, 2021 @17:28
Atleti kosovar, Musa Hajdari, do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike, Tokio 2020.
Kjo për Hajdarin do të jetë pjesëmarrja e dytë në Lojërat Olimpike, pas debutimit në Rio 2016.
Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Federata e Atletikës së Kosovës kanë pranuar ftesën sipas vendit të rezervuar për univerzalitet. Musa garon në disiplinën vrapim 800 metra.
Lojërat Olimpike Tokio 2020 mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021.