TOKYO 2020
Doncic me triple-double, Sllovenia për herë të parë në Lojërat Olimpike
4 July, 2021 @23:15
Super ylli slloven, Luka Doncic, me performancën fenomenale, e dërgoi Sloveninë për herë të parë në Lojërat Olimpike.
Sllovenia e mposhti Lituaninë me rezultat 85-96, derisa Doncic ishte i pakapshëm.
Luka luajti me shifrat magjike triple-double prej 31 pikë, 13 asistime e 11 kërcime, kurse te Lituania Jonas Valanciunas me 14 pikë.
Sllovenia në Toyko 2020 do të jetë në Grupin C me Argjentinën, Japoninë dhe Spanjën.