TOKYO 2020
Shqetësime para LO, rast pozitiv me COVID në fshatin olimpik
17 July, 2021 @13:15
Rreth një javë para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike, një lajm shqetësues vjen nga fshati olimpik në Japoni ku momentalisht po qëndrojnë pjesëmarrësit e Lojërave Olimpike.
Në mënyrë që ta shmangin infektimin me COVID, pjesëmarrësit e Lojërave Olimpike momentalisht janë duke qëndruar në një fshat në Japoni, por ajo që ka filluar të krijojë shqetësime është fakti që njëri prej personave të shumtë që po qëndrojnë në këtë fshat momentalisht, ka rezoltuar pozitiv me COVID-19.
Rrjedhimisht, i rezoltuari pozitiv është izoluar, por organizatorët janë të shqetësuar nëse ka edhe të infektuar të tjerë brenda fshatit olimpik, gjë që do ta rrezikonte fillimin e Lojërave Olimpike Tokyo 2020.
Ditëve në vijim, pas testimeve të ardhshme, gjërat do të qartësohen më tepër.