Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOKYO 2020 — FUTBOLL

Richarlison hattrick për fitore të Brazilit ndaj Gjermanisë

Richarlison hattrick për fitore të Brazilit ndaj Gjermanisë


22 July, 2021 @15:36

Futbollisti i Evertonit, Richarlison ka shkëlqyer në pjesë të parë të ndeshjes, derisa Brazili ka nisur mbarë Olimpiadën duke e mposhtur Gjermaninë 4-2 në ditën e parë të futbollit në Lojëra Olimpike.

Richarlison është treguar i pamëshirshëm me përvojën e tij duke shënuar shpejt për t’i dhënë garanci kariokave për pjesë të dytë, por Gjermania arriti një lloj këndelljeje në pjesë të dytë duke rrezikuar me taktikat e Stefan Kuntzit.

Sidoqoftë, përkundër insistimit gjerman, ka qenë Paulinho që mbyti shpresat e panzerëve për më tepër që kishin arritur prej 3-0 në 3-2, për 4-2 përfundimtare [Richarlison 7, 22, 30, Paulinho 90+5 — Amiri 57, Ache 84].

Në përballjet tjera të ditës Argjentina u befasua nga Australia 0-2, Japonia mposhti Afrikën Jugore 1-0, ndërsa Hondurasi pësoi me autogol nga Rumania 0-1.


 
Të gjitha lajmet nga Lojërat Olimpike