SUKSESET E SPORTISTËVE
Laura Fazliut dhe Akil Gjakovës u rritet bursa olimpike
9 February, 2024 @14:36
Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë ndryshime së fundi në listën e mbështetjeve lidhur me sportistët që marrin bursë olimpike. Kështu, pas rezultateve të mira që treguan dhe ndoshjes së tyre brenda normës olimpike, bursa e xhudistes Laura Fazliu dhe xhudistit Akil Gjakova është rritur prej 750 në 1 mijë dollarë.
Njëjtë, i është ngritur edhe boksieres Donjeta Sadiku, ndërsa mëposhtë, mund të shihni njoftimin e KOK-ut lidhur me lajmin e fundit sa i përket bursave olimpike në Kosovë.
“Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, në mbledhjen e fundit ka vendosur të bëjë ndryshime në listën e bursave olimpike Paris 2024, varësisht nga performanca e sportistëve.
Me këtë rast, marrë parasysh rezultatet në vazhdimësi të xhudistëve, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova, atyre iu është rritur mbështetja nga 750 ne 1000 dollarë. Fazliu dhe Gjakova ndodhen brenda normës olimpike Paris 2024 dhe të dyve pritet t’iu konfirmohet norma në muajin qershor.
Vlera e bursës iu ngrit edhe boksieres, Donjeta Sadiku, nga 850 në 900 dollarë, si dhe atletes Gresa Bakraqi nga 380 në 450 dollarë. Sadiku vlerësohet shpresë e madhe e boksit për të fituar normën olimpike, ndërsa Bakraqit për shkak të përmirësimit të rezultateve të saj në vazhdimësi.
Me kërkesë të Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës, shenjëtari Drilon Ibrahimi, u përfshi në bursë, falë ngritjes së rezultateve në vazhdimësi në garat ndërkombëtare. Ibrahimi do të mbështet me 250 dollarë në muaj.
Për shkak të lëndimeve dhe në pamundësi për të vazhduar rrugëtimin për normë olimpike Paris 2024, nga bursa është tërhequr me vetiniciativë mundësi, Egzon Shala.”