LOJËRAT OLIMPIKE 2024

Super Distria Krasniqi, në gjysmëfinale për 64 sekonda
28 July, 2024 @12:51
Pas triumfit në duelin e parë, Distria Krasniqi përsëri ka fituar me ippon dhe e ka siguruar fazën gjysmëfinale të Lojërave Olimpike.
Në kategorinë deri në 52 kilogramë, Krasniqi për 64 sekonda e mposhti me ippon izraeliten Gefen Primo.
Tash, Distria ka kaluar në gjysmëfinale dhe ndodhet vetëm një fitore larg sigurimit të medaljes së bronztë, ndërsa me dy fitore e siguron medaljen e artë, që do të ishte e dyta për të, pas asaj në Tokio.