Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOJËRAT OLIMPIKE 2024

Donjeta Sadiku fiton duelin e parë, 2 fitore larg medaljes

Foto: NOC

Donjeta Sadiku fiton duelin e parë, 2 fitore larg medaljes


27 July, 2024 @23:19

Nismë e mbarë për Kosovën në Lojërat Olimpike të Parisit.

Garuesja e parë e Kosovës, boksierja Donjeta Sadiku, e fitoi duelin e saj të parë, për të kaluar kështu në 1/8 e finales në kategorinë -60 kilogramë.

Donjeta triumfoi me pikë ndaj tajlandezës Thanaya Somnuek, duke u treguar më e mirë pas tre raundeve.

Duelin e radhës në 1/8 e finales boksierja kosovare e zhvillon ndaj kolumbianes Paola Angie Valdes Pana të hënën rreth orës 20:00, e për ta siguruar të paktën medaljen e bronztë olimpike, Donjetës i duhen edhe 2 fitore.


 
Të gjitha lajmet nga Lojërat Olimpike