Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOJËRAT OLIMPIKE 2024

Distria Krasniqi në finale, i siguron medalje Kosovës

Distria Krasniqi në finale, i siguron medalje Kosovës


28 July, 2024 @17:05

Pas dy fitoreve me ippon në dy duelet e para, Distria Krasniqi finalen e kategorisë -52 kilogramë e arriti pasi në gjysmëfinale e mposhti italianen Giuffrida në “Golden Score”.

Pasi koha e rregullt u mbyll pa fituese, në kohën shtesë Giuffrida e humbi duelin pasi shkeli tri herë rregullat e pasivitetit dhe mosluftës, me ç‘rast fituese u shpall Distria.

Kështu, arritja në finale i siguron Distriës dhe Kosovës të paktën një medalje të argjendtë nga Parisi.

Padyshim, qëllimi do të jetë medalja e artë, por megjithatë, e argjendta është e sigurtë pas sigurimit të finales.

Kujtojmë që Distria e ka fituar medaljen e artë edhe në Lojërat Olimpike të Tokyos 2020, me ç‘rast kjo do të jetë medalja e dytë olimpike për të.

Odette Giuffrida është emër i njohur për xhudistet kosovare. Këtë xhudiste e kishte mposhtur Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike të Rios 2016.


 
Të gjitha lajmet nga Lojërat Olimpike