LOJËRAT OLIMPIKE 2024
Akil Gjakova arrin gjysmëfinalen, një fitore larg medaljes
29 July, 2024 @14:50
Një fitore larg medaljes është Akil Gjakova!
Xhudisti pejan fitoi 3 duele gjatë ditës së sotme, me ç‘rast tash e sheh veten në gjysmëfinale të kategorisë -73 kilogramë.
Dy fitoret e para Akili i arriti me ippon, ndaj brazilianit Cargnin dhe respektivisht austriakut Gassner, e më pas në çerekfinale e mposhti italianin Lombardo, të cilin e kishte mundur edhe në Kampionatin Evropian të Hapur që u mbajt në Prishtinë.
Faza gjysmëfinale fillon përafërsisht rreth orës 16:00, e aty Akili do të përballet me xhudistin Hidayat Heydarov nga Azerbajxhani. Ky i fundit është bartësi i xhudistëve në këtë kategori dhe rrjedhimisht është kundërshtari më i fortë i mundshëm me të cilin do të mund të ndeshej xhudisti pejan.
Nëse Akili kalon në finale, do t’ia sigurojë Kosovës të paktën edhe një medalje të argjendtë.