Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOJËRAT OLIMPIKE 2024

Nora Gjakova mposhtet, eliminohet në raundin e parë

Nora Gjakova mposhtet, eliminohet në raundin e parë


29 July, 2024 @10:50

Në kategorinë -57 kilogramë te vajzat, një kategori me konkurrencë tejet të fortë, Nora Gjakova është mposhtur në duelin e saj të parë.

Rrjedhimisht, kampionja olimpike e vitit 2020 është eliminuar nga Lojërat Olimpike të këtij viti.

Nora Gjakova u ndal në raundin e parë nga Lkhagvatogo e Mongolisë dhe rrjedhimisht u eliminua nga gara.

Interesant ishte fakti që Nora dhe vëllau i saj Akili po duelonin në të njëjtën kohë në të njëjtën sallë. Për dallim nga motra e tij, Akili fitoi dhe vazhdoi tutje.


 
Të gjitha lajmet nga Lojërat Olimpike