Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOJËRAT OLIMPIKE 2024

Donjeta Sadiku mposhtet në 1/8 e finales, eliminohet nga Lojërat Olimpike

Donjeta Sadiku mposhtet në 1/8 e finales, eliminohet nga Lojërat Olimpike


29 July, 2024 @20:14

Përfundon gara për Donjeta Sadiku në Lojërat Olimpike të Parisit.

Boksierja prishtinase u mposht në 1/8 e finales sonte nga kolumbianja Paola Angie Valdes Pana.

E renditur e gjashta në Botë për momentin dhe duke qenë nënkampione e Botës në kategorinë -60 kilogramë te vajzat, Pana ishte më e mirë në dy raundet e parë, e përmirësimi dhe sulmet e Donjetës në raundin e fundit ishin të pamjaftueshme për fitore.

Kështu, Donjeta i mbyllë garat në këto Lojëra Olimpike me një fitore, që është një arritje mjaft e mirë marrë parasysh konkurrencën mjaft të fortë në kategorinë e saj.


 
Të gjitha lajmet nga Lojërat Olimpike