Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOJËRAT OLIMPIKE 2024

Akil Gjakova mposhtet në luftën për të bronztë, e mbyllë pa medalje

Akil Gjakova mposhtet në luftën për të bronztë, e mbyllë pa medalje


29 July, 2024 @18:24

S’ka medalje për Akil Gjakovën në Paris.

Xhudisti pejan u mposht në luftë për medaljen e bronztë në kategorinë -73 kilogramë nga japonezi Soichi Hashimoto, duke mbetur kështu pa medalje.

Një waza-ari i japonezit në fillim të duelit i kushtoi me humbje Akilit, ndonëse ishte dukshëm më kërkues për fitore gjatë gjithë duelit.

Përveç Akilit, sot pa medalje mbeti edhe motra e tij Nora, që u mposht në rrethin e parë të garës në kategorinë -57 kilogramë për vajza.

Sa i përket xhudistëve tjerë të Kosovës, të udhëhequr nga mjeshtri i madh Driton Kuka, nesër (30 gusht) garon xhudistja Laura Fazliu, e më pas më 1 gusht Loriana Kuka.


 
Të gjitha lajmet nga Lojërat Olimpike