SABOVIC THYEN REKORDIN E KOSOVËS
Adel Sabovic thyen rekordin shtetëror, por nuk arrin kualifikimin
30 July, 2024 @12:44
Notari ynë, Adel Sabovic, garoi sot në Lojërat Olimpike Paris 2024, disiplina e 100 metrave stil i lirë.
Adelli përfundoi me kohë 51.77 sekonda, duke dalë i dyti në baterinë e tij, por pa mundur të kualifikohet në gjysmëfinale.
Në përgjithësi, u rendit i 58-ti nga 79 garues, duke lënë prapa 21 notarë.
Koha e tij e sotme është rekord shtetëror.