Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARIS 2024

Laura eliminohet në çerekfinale, në repechage për të bronztën

Laura eliminohet në çerekfinale, në repechage për të bronztën


30 July, 2024 @14:00

Xhudistja e Kosovës, Laura Fazliu, është mposhtur në duelin çerekfinal të Lojërave Olimpike të Parisit 2024, nga kampionia olimpike Clarisse Agbegnou.

Me këtë, Laura nuk ka arritur të sigurojë gjysmëfinalen dhe tash përmes repechage-it do të kërkojë që të gjejë rrugë për dy fitore që do ta dërgojnë atë në medaljen e bronztë.

Në duelin e repechage-it Laura Fazliu do të ndeshet me kanadezen Catherine Beauchemin-Pinard. Këto duele nisin prej orës 16:00. Fazliu garon në kategorinë deri në 63 kilogramë dhe udhëhiqet nga kampiona historike olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi.


 
Të gjitha lajmet nga Lojërat Olimpike