Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOJËRAT OLIMPIKE 2024

Loriana Kuka mposhtet në rrethin e dytë, eliminohet nga gara

Foto: NOC

Loriana Kuka mposhtet në rrethin e dytë, eliminohet nga gara


1 August, 2024 @11:06

Pas fitores në duelin e parë ndaj sllovenës Metka Lobnik, Loriana Kuka është eliminuar në rrethin e dytë të garës.

Xhuditja pejane që garon në kategorinë -78 kilogramë u mposht nga xhudistja ukrainase Yelyzaveta Lytvynenko me një waza-ari gjatë kohës së rregullt dhe kështu e përfundoi aventurën e saj në Lojërat Olimpike të Parisit.

Kështu, garat e xhudistëve të Kosovës në Paris përfundojnë këtu.

Sportistët e mbetur të Kosovës në këto Lojëra Olimpike janë Gresa Bakraçi (atletikë, 800 metra), e cila garon më 2 gusht dhe Hana Beiqi (not, 50 metra stil i lirë) më 3 gusht.


 
Të gjitha lajmet nga Lojërat Olimpike