REKORDERI PËRSHËNDET

REUTERS/Gustau Nacarino
Ia dhuron fanellën Mullerit
10 January, 2013 @12:01
“Për Gerd Mullerin. Shpreh respektin dhe admirimin tim, përshëndetje,” ka shkruar Messi në fanellën e tij me numër dhjetë që ia dërgoi legjendës gjermane të futbollit, Gerd Muller.
Messi ia theu rekordin vjetor Mullerit duke shënuar 90 gola në vitin 2012, pesë më shumë se gjermani që i shënoi në vitin e largët 1972.
Gjermani Muller, aktualisht pjesë e trajnerëve në strukturën e gjigandit gjerman, Bayern, ka shprehur gjithashtu admirimin e tij për suksesin mahnitës të argjentinasit.
“Ai është futbollist i jashtëzakonshëm. Një gjigand dhe në të njejtën kohë një person shumë i mirë dhe profesionist,” kishte thënë Muller në një rast për Messin.