Ballkani mbyll vitin si lider vjeshtor i Superligës

Të rikthyer në lojë me trajnerin e ri të ardhur në ekip, Ballkani me barazimin e sotëm ndaj Dukagjinit 0-0 ka siguruar epitetin e liderit vjeshtor të Superligës duke arritur në kuotën e 33 pikëve nga 18 ndeshje, që edhe mbyllin ciklin e dytë të Superligës si dhe pjesën vjeshtore të stinorit!

Dukagjini vendas, që ka pasur një vjeshtë shumë të mirë në krahasim me stinorët tjerë prej se i është rikthyer Superligës, e mbyll vjeshtën në pozitë të tretë të tabelës me 29 pikë nga po aq ndeshje.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Ballkani më dominues gjatë ndeshjes, por rastet jo edhe shumë konkrete kur Bleart Tolaj dy e njëherë edhe Valentin Serebe tentoi! Dukagjini ndërkaq, në fund të ndeshjes ishte duke i fituar për pak tre pikë, por portieri i mysafirëve, Iljazi, reagoi si duhet për t’ia mohuar golin Dukagjinit!

Barazimi 0-0 në fund, i lë të dyja skuadrat në TOP-3 të pjesës vjeshtore, me Ballkanin që ka marr hov për të mos lëshuar kreun tanimë, ndërkaq Dukagjini nëse vazhdon kështu edhe në pranverë, do të jetë shumë afër garave evropiane!

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live