
Bashkimi fiton derbin në fund!
Në një ndeshje tepër interesante, të luftuar dhe dramatike deri në fund, Bashkimi ka arritur që të shënojë fitore ndaj Yllit të përforcuar mjaft, 63-68.
TABELA AKTUALE E SUPERLIGES
Fitorja e prizrenasve erdhi krejt në fund, kur Lejson Zeqiri me një treshe 8 sekonda para fundit, bëri dallimin 5 pikësh, 61-66 dhe pas kësaj pikët e shënuara në sekondat e mbetura nuk ndërruarn fituesin dhe dallimin në rezultat.
Te Bashkimi koshashënues më i dalluar ka qenë Shannon Shorter me 16 pikë të shënuara, ndërsa ka pasë performancë të plotë të mirë me 6 asistime e 9 kërcime në fitore.
Transferi i ri i portokallezinjëve Kenny Wooten tregoi lojë të mirë me 10 pikë e 6 kërcime, ndërsa bëri edhe 2 bllokada. Me 11 pikë lojën e kreu përvoja e Malcolm Armsteadit që shutoi 3/7 për tre pikë, ndërsa Ike Nwamu e Lejson Zeqiri dhanë nga 9 pikë. Ky i fundit me treshen që zgjodhi lojën në fund (3/7 në tërë ndeshjen).
Te suharekasit treshja Antwan Scott (18 pikë), Scott Bamforth (14 pikë, 4/9 për tre) dhe Brandon Huffman (11 pikë, 12 kërcime) nuk mjaftuan për të bërë dallimin në fund.
Fitorja ka bërë që Bashkimi të shkojë në bilanc 13-6, derisa Ylli tash është në 8-11.
