
Bashkimi jo edhe lehtë, kryen detyrën ndaj Rahovecit 029
Nuk ka qenë lehtë sa kanë pritur, por Bashkimi në fund ka arritur të bëj dallimin për të siguruar fitoren ndaj debutuesve në Superligë, Rahoveci 029. Ekipi prizrenas pas pjesës së parë ku bëri 6 pikë dallim, 50-44, ka arritur që në pjesë të dytë të menaxhojë lojën, edhe pse vreshtarët nuk ndalën luftën dhe kërkimin e “pak më shumë”. Megjithatë në fund, Bashkimi fitoi 82-74.
Isaiah Cousins me 18 pikë, 5 asistime e 8 kërcime qe më efikasi te portokallezinjtë, ndërsa me 17 pikë e 10 kërcime lojën e kreu Lejson Zeqiri, që sonte shutoi 3/7 për tre pikë. Jan Palokaj dha 16 pikë në fitore dhe ka qenë lojtari që ka qëndruar më së shumti në parket, 36.37 minuta.
Isaiah Umipig i Rahovecit përkundër paraqitjes tepër të mirë nuk mjaftoi. Ai dha 27 pikë, shutoi 6/8 për tre pikë, ndërsa bëri edhe 4 asistime në ndeshje. me nga 12 pikë për ekipin e Bujar Locit ndeshjen e mbaruan ydshja e huaj Kentrell Pullian që bëri edhe 7 asistime e 5 kërcime si dhe Philbert Weekes që bëri edhe 9 kërcime.
Derisa Bashkimi bën bilancin 2-0 nga dy ndeshjet e para të stinorit, Rahoveci 029 përjetoi humbjen e parë në Superligë dhe tash ka bilancin 1-1. Në xhiron e radhës, Bashkimi udhëton te Trepça ndërsa Rahoveci pret Prishtinën.