Bashkimi këdellet me fitore ndaj Vëllaznimit

Pas disfatës nga Bora, Bashkimi i është kthyer fitores në Superligë duke e mposhtur Vëllaznimin të enjten mbrëma në “Sezai Surroi” me 11 pikë dallim, për triumfin me rezultat 90-79.

Kjo ka qenë fitorja e tretë sezonale e Bashkimit ndaj Vëllaznimit këtë stinor, për të fituar duelet e ndërmjetme 3-1 ndaj gjakovarëve. Prizrenasit shumë afër janë edhe sigurimit matemtikor të gjysmëfinales së playoffit, pasi që tashmë vështirë që mund të bien nga pozita e dytë.

Te fitorja e Bashkimit me pikë të shënuara më së shumti kontribuoi basketbollisti i ri i ardhur në ekip, që debutoi në Superligë, Jalen Riley. Ai dha 20 pikë, bëri 3 asistime dhe 5 kërcime në fitore.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Me 19 pikë luajti Lejson Zeqiri, ndërsa Da’Quan Lake kreu ndeshjen me double-double prej 17 pikëve e 11 kërcimeve.

Gjakovarët janë akoma në lojë për tre krejtësisht rrugë të tjera! Playoff, playout dhe rënie nga liga! Bilanci aktual i tyre nuk premton, ndërsa gjashtë xhirot e fundit pritet të jenë jetike!

Sa i përket përballjes ndaj Bashkimit, ekipi i Dorant Hanës përsëri më të mirin e kishte Jericole Hellemsin, që me 25 pikë, 4 asitime e 9 kërcime ishte si zakonisht motori i vetëm udhëheqës i skuadrës.

Bashkimi mbyll xhiron XXII të Superligës në pozitë të dytë me bilanc 15-7. Vëllaznimi vetëm falë koshdallimit, në pozitën e gjashtë që dërgon për playoff me bilanc 8-14.

 

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live