
Bashkimi pëson nga Trepça
Bashkimi në krizë të rezultateve ka pësuar tani edhe nga Trepça në derbin e xhiros. Prizrenasit pas dy humbjeve të pësuara radhazi nuk kanë arritur të këndellen as në këtë përballje dhe sonte kanë pësuar si vendas në “Sezai Surroi” nga kampionja aktuale e Superligës, 64-71.
Pas startit të mirë të Bashkimit në këtë ndeshje, Trepça është rikthzer fuqishëm në pjesë të duke e marrë atë 28-43 për ta fituar duelin dhe për t’ia shkaktuar humbjen e tretë radhazi prizrenasve.
Mikaile Tmusic me 20, Sek Henry me 18 pikë kanë qenë koshashënuesit më të mirë të Trepçës në këtë fitore, ndërkaq Chad Brown kreu lojën me double-double prej 11 pikëve dhe 15 kërcimeve në fitore.
Te Bashkimi, Da’quan Lake e TJ Bickerstaff nuk mjaftuan! Ky i pari luajti me 20 pikë e 13 kërcime, ndërsa tjetri me 14 pikë e 9 kërcime. Në mungesë të të lënduarve Isaiah Cousins dhe Jeremiah Bailey, te Bashkimi nga banka rezervë kanë ardhur vetëm 9 pikë në total, të cilat i dha Muhamedali Janjeva!
Disfata, tani e lë Bashkimin edhe pak lider me bilanc 7-3! Trepça në anën tjetër i është ngjitur atyre me 6-3, duke ditur që ka një ndeshje mangu, ndaj Borës.
