Bashkimi triumfon në “Minatori” për të vazhduar serinë e fitoreve

Në derbin e ditës në kuadër të Superligës, Bashkimi ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme ndaj Trepçës në “Minatori”. Skuadrat që hynë në këtë ndeshje pas humbjeve të pësuara në FIBA Europe Cup, ku po garojnë të dyja, i janë kthyer Superligës për të kërkuar fitore në derbi!

E ndeshja përgjithësisht sipas çerekëve ishte e barabartë, por dallimi i madh i bërë në çerekun e dytë (18-33) i dha Bashkimit komoditet për të menaxhuar duelin në pjesë të dytë dhe për të shkuar te fitorja 79-93, e tretë me radhë në kuadër të Superligës nga po aq ndeshje. Trepça ndërkaq, pësoi për herë të dytë në tre xhirot e para!

TABELA AKTUALE

Isaiah Cousins ishte më efikasi te Bashkimi me 18 pikë të shënuara, ndërsa bëri edhe 7 kërcime. Paraqitje të madhe tregoi TJ Bickerstaff, që kreu lojën me 15 pikë, 5 asistime e 15 kërcime, për të kryer duelin me double-double, i vetmi te ekipi fitues!

Chad Brown bëri më së shumti për Trepçën. Ai kreu lojën me 19 pikë e 13 kërcime. Mikaile Tmusic i shënoi 18 pikë, ndërsa lojtari tjetër që arriti pikë dyshifrore te mitrovicasit ka qenë qendra, Dardan Kapiti, 10.

Kështu, Bashkimi tash është me bilanc 3-0 nga 3 ndeshjet e para të stinoroit, njëjtë sikurse edhe dy ndjekësit tjerë, Prishtina e Peja. Trepça mbyll këtë xhiro në pozitë të katërt, me bilanc 1-2.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live