
FFK Superliga e Kosovës
Bleart Tolaj (Ballkani) – Ylli i javës (11)
Pas dy golave të shënuara në fitoren e Ballkanit ndaj Malishevës, Bleart Tolaj është zgjedhur “Ylli i javës” nga FFK-ja.
25-vjeçari ishte fantastik për Ballkanin në takimin në fjalë, e kjo bëri që ky çmim t’i takojë atij.
Fantastik në këtë xhiro ishte edhe Ronaldo Chacon i Drenicës me dy gola e një asistim, por FFK vendosi që ky çmim këtë javë të shkojë te Bleart Tolaj.

