Bora shkeli Prishtinën e përgjysmuar

Me një fitore të lehtë, 105-67 Bora ka marrë epërsinë ndaj Prishtinës në çerekfinale të playoffit, duke shënuar fitore të thellë për të kapur epërsinë 1-0. Për Borën, secila arritje që po bën në këtë fazë të stinorit është historike, pasi që më parë asnjëherë nuk kanë qenë në playoff.

Prishtina me lojtarët e huaj më të mirë të liruar për shkak të krizës në klub, nuk ka arritur t’i bëj ballë aspak rivalëve nga kryeqyteti, të cilët dominuan dhe fituan lehtë.

Më të dalluarit në fitoren e Borës ishin Alex Hunter dhe Shaquan Jules, ndërsa koshashënuesi më i mirë ishte Jordan Dingle me 17 pikë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live