“Dardanët”: Biletat për Sllovakia-Kosova janë shitur

Tifo grupi i organizuar i Kosovës në futboll, Dardanët, ka bërë të ditur se biletat që i kanë pasur në dispozicion për ndeshjen e playoffit për Kampionatin Botëror “USCAME 2026” Sllovakia – Kosova janë shitur.

Duke ditur se mysafirëve u takojnë bileta në 5% të kapacitet të stadiumit, atëherë një llogari bën të ditur se në “Tehelno Pole” të Bratisllavës më 26 mars 2026 do të jenë rreth 1100 “dardanë”.

Por, këtu nuk janë të llogaritur edhe qindra adhurues tjerë të Kosovës të cilët kanë blerë bileta nga ana e sllovakëve, në stadiumin ku kapaciteti total i saj është 22 mijë e 500 ulëse.

“Nuk ka më bileta për ndeshjen ndaj Sllovakisë. Si tifogrup veçse kemi marrë listën e emrave të atyre që kanë rezervuar biletë për sfidën historike të 26 marsit nga ato sa na janë garantuar sipas rregullave për tribunat mysafire. Andaj, kërkojmë mirëkuptim për faktin se nga SOT E TUTJE nuk mund të shqyrtojmë asnjë kërkesë për biletë.
Gjithsesi, duhet thënë që abonimet vjetore vazhdojnë, andaj për të përfituar nga duelet e ardhshme të kombëtares, vijoni me regjistrimet.” — shkruan njoftimi i “Dardanëve” që ka vendosur çmim prej 80 eurosh vetëm për regjistrim vjetor të fan-klubin e tyre!

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live