
“Dardanët” me plan slloven, biletat Sllovenia-Kosova anëtarëve
Derisa FFK ende nuk ka publikuar njoftim nëse do të ketë shitje të biletave për ndeshjen Sllovenia – Kosova, tifogrupi i Kosovës për ndeshje ndërkombëtare “Dardanët” ka bërë të ditur se anëtarët e saj të interesuar për bileta do të paraqiten në fan-club në Prishtinë për tu koordinuar lidhur me udhëtimin.
Ndeshja Sllovenia – Kosova mund të jetë vendimtare për Kosovën, ngase me një pikë të fituar aty Kosova do të siguronte për herë të parë në histori ndeshjet e playoffit për Botëror.
NJOFTIMI I PLOTË I DARDANËVE:

Federata sllovene kreu shitjen e biletave, ndërsa paralajmëroi se nuk do të lejojë rekuizita përkrahëse pos atyre sllovene në sektorin e tyre. Ndeshja luhet më 15 nëntor në Ljubljanë, në stadiumin “Stozice” që numëron rreth 16 mijë ulëse.”
Sipas rregullit të UEFA-së, ekipeve mysafire u takon 5% e biletave të stadiumit ku luhet ndeshja, që lë të kuptohet me një llogari të thjeshtë se në “Stozice” pritet të jenë rreth 800 “dardanë”, pa llogaritur këtu të tjerët që potencialisht kanë blerë bileta në sektorët e vendasve.
Te “dardanët” sipas burimeve jozyrtare, një biletë po sillet rreth 50 euro që vie bashkë me disa rekuizita në pako.
TABELA E GRUPIT B:
1. Zvicra, 10 pikë
2. Kosova, 7 pikë
3. Sllovenia, 3 pikë
4. Suedia, 1 pikë.
Ndeshjet e mbetura:
15 nëntor,
Sllovenia-Kosova
Zvicra-Suedia
18 nëntor, (Për në Botërorin 2026 kualifikohet direkt vetëm fituesi i grupit. Skuadra që përfundon e dyta siguron të drejtën për ndeshje playoffi, ku duhet të kalojë dy raunde playoffi (gjysmëfinale dhe finale) për të arritur biletën e Botërorit.)
Kosova-Zvicra
Suedia-Sllovenia.
