
FBK Superliga
Deondre Burns (Prishtina) – MVP (26)
Sipas FBK-së, MVP i xhiros 26 në Superligën e Kosovës në basketboll është zgjedhur Deondre Burns.
Basketbollisti i Prishtinës ishte më i miri në fitoren e kryeqytetasve ndaj Pejës. Ai luajti me 35 pikë, 7 kërcime e 5 asistime, duke pasur indeks 30 dhe duke e fituar kështu epitetin e më të mirit të javës.
Kjo është hera e dytë që ky lojtar zgjedhet më i miri i javës, pasi që të njëjtën gjë e kishte bërë edhe në xhiron e 23-të.

