Derbi i madh, të dielën

FBK ka përcaktuar terminet e ndeshjeve të fundjavës në Superligë, ndërkaq në xhiron e 17-të do të zhvillohet derbi i madh i elitës, ku liderja pret ndjekësin e parë të saj.

Kujtojmë, në ciklin e parë të ndeshjeve të Superligës Bashkimi kishte mposhtur Trepçën në “Minatori”, ndërkaq në të dytin, Trepça Bashkimin në “Sezai Surroi”. Të dielën do të kuptohet cila skuadër do ta arrijë fitoren e dytë të dueleve në Superligë, pasi që aktualisht janë 1-1 mes vete.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Orari i ndeshjeve, xhiroja XVII

Trepça – Bashkimi do të zhvillohet të dielën, me fillim prej orës 17.00 në “Minatori”, ndërkaq ndeshjet tjera në program gjatë fundjavës janë:

E shtunë, 17.00 | Rahoveci 029 – Prishtina
E shtunë, 19.30 | Bora – Peja
E diel, 17.00 | Trepça – Bashkimi
E diel, 19.30 | Ylli – Vëllaznimi.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live